Live

ZRrE-ja sot pritet të marrë vendim për çmimet e reja të rrymës

08:02 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, sot nga ora 08:30 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje të ZRrE-së, janë caktuar shtatë pika të rendit të ditës, ndër to janë edhe shqyrtimi i propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.

“Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT); Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave për Shfrytëzimit e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSH); Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave per Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU)”, janë pikat që do të diskutohen në këtë mbledhje transmeton Klankosova.tv

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve për paralajmërimin e shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike. 

Shpërndaje në

U Kopjua