Live

ZRrE nesër vendos për rrymën, Çitaku: Asnjë cent më shumë

20:35 / 10 Prill 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vendimin që pritet nesër ta marr ZRrE për shtrenjëtimin e rrymës, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku tha se numrat në fund të faturës së rrymës formojnë çmimin bukës, vajit, miellit, qumështit.

“Këto janë numrat që kanë rëndësi. Këto janë numrat që vendosin nëse një familje do ta përballojë muajin, apo do të duhet të zgjedhë mes ngrohjes dhe ushqimit”, shkroi mes tjerash Çitaku.

Postimi i plotë:

VV po flet vetëm për numra.

Flitet për numra deputetësh, për poste e pazare, por harrohen numrat që i ndiejnë përditë qytetarët tanë: numrat në fund të faturës së energjisë elektrike, numrat që formojnë çmimin e bukës, vajit, miellit, qumështit.

Këto janë numrat që kanë rëndësi. Këto janë numrat që vendosin nëse një familje do ta përballojë muajin, apo do të duhet të zgjedhë mes ngrohjes dhe ushqimit.

Nesër, ZRRE do të vendosë për këta numra. Dhe çdo vendim i tyre do të prekë secilin prej nesh.

Asnjë cent më shumë. Asnjë.

Shpërndaje në

U Kopjua