Live

Zvicra, garanci e pranisë së shqiptarëve në ngjarje të mëdha

10:40 / 20 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Shqipëria ka përfunduar e katërta në grupin kualifikues dhe ka mbetur jashtë Evropianit që mbahet vitin tjetër. Kosova është renditur e treta, ndërsa kualifikimin e kërkon në fund të marsit të vitit tjetër, kur luhet plejofi në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Kosova duhet të fitojë dy ndeshje, të parën në udhëtim ndaj Maqedonisë Veriore, për të siguruar paraqitjen në Evropianin 2020.

Pavarësisht bilancit të Kosovës në ndeshjet më 26 dhe eventualisht 31 mars, në Evropianin që vitin tjetër mbahet në shumë vende të Kontinentit të Vjetër do të ketë prezencë të shqiptarëve. Është Zvicra që njëjtë si për më shumë se një dekadë e gjysmë garanton “pjesëmarrjen shqiptare” në ngjarje të mëdha të futbollit, shkruan sot Koha Ditore.

Zvicra të hënën mbrëma fitoi 6:1 në udhëtim ndaj Gjibraltarit dhe me atë fitore siguroi kualifikimin në Evropian. Njërin prej golave të Zvicrës në Gjibraltar e shënoi Granit Xhaka. Zvicra madje e fitoi grupin e fortë, ku deri në fund kishte konkurrencë të madhe nga Danimarka dhe Irlanda.

“Helvetikët” kanë pretendimet e tyre në Evropian dhe shpresat e shumë tifozëve të Zvicrës janë të bazuara te futbollistë shqiptarë të kësaj përfaqësueseje, para së gjithash, te dy yjet, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Shaqiri e Xhaka pritet të jenë lojtarët kryesorë të Zvicrës në “Euro 2020”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...