Live

Zyrtare: Bayern Muncheni bëhet me një kosovar në ekip

13:42 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Nga sot gjiganti i futbollit evropian, Bayern Munchen do të ketë në skuadrën e parë edhe një kosovar. Talenti 17 vjeçar, Arijon Ibrahimovic ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me bavarezët.

Në zyrat e klubit Arijoni është parë me familjen dhe agjentin e tij ku ka marrë kontratën e parë profesionale me Bayernin. Mesfushori me tipare sulmuese tani është bërë pjesë e skuadrës së parë të bavarezëve.

Nga 3 janari, Ibrahimoviqi shqiptar do të stërvitet nën urdhërat e trajnerit Nagelsmann dhe do të jetë pjesë e skuadrës së parë të gjigantit gjerman.

Arijoni ka shënuar 10 gola dhe ka bërë dy asistime me skuadrën U19 të Bayernit deri më tani këtë sezon.

Shpërndaje në

U Kopjua