Live

Zyrtare: Drita ndërprenë bashkëpunimin me Ardian Nuhiun

13:25 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ardian Nuhiu nuk është më trajner i Dritës, pas katër viteve të kaluar në Gjilan.

Trajneri i njohur shqiptar nga Shkupi ka arritur t’i fitoj Dritës një titull të kampionit dhe një Superkupë të Kosovës, por largohet pas eliminimit nga Kupa.

Drita pësoi humbje shokuse në Kupën e Kosovës, ku u eliminua nga Liria e Prizrenit në Gjilan me rezultat 1-2.

Klubi bardhekaltër ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin dhe këtë e ka bërë të ditur drejtori gjeneral Feti Murseli.

“Klubi ka vendosur që të shkëpusë kontratën me trajnerin Ardian Nuhiu”.

“Pas humbjes nga Liria në konsultim me presidentët kemi ardhur në përfundim që të ndërprejmë bashkëpunimin me Nuhiun”.

“Arsyeja kryesore që ka ardhur deri te ndërprerja e bashkëpunimit është eliminimi nga Kupa e Kosovës”, ka thënë Murseli në konferencë për shtyp.

Drejtori i Dritës ka falënderuar trajnerin për gjithçka që ka bërë për Dritën gjatë këtyre katër viteve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...