Live

Zyrtare: Finalja e Kupës së Botës i besohet një gjyqtari polak

18:05 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Të dielën në ora 16:00 do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës mes kombëtares së Argjentinës dhe Francës.

Ndarja e drejtësisë në këtë ndeshje i është besuar një gjyqtari polak, shkruan kosovalive.net

Szymon Marciniak do ta ndaj drejtësinë e ndeshjes më të madhe të vitit.

Në Kupën e Botës, ai ka ndarë drejtësinë në dy ndeshje, atë Argjentinë-Australi dhe Francë-Danimark.

Në dy ndeshjet ai ka ndarë 5 kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq. Franca mori një karton të verdhë, kurse Argjentina asnjë./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua