Live

Zyrtare: Hazard pensionohet nga kombëtarja e Belgjikës

17:58 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një nga lojtarët më të talentuar të dekadave të fundit, i ka dhënë lamtumirën Kombëtares së Belgjikës pas dështimit të “Djajve të kuq” në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Real Madrid, Eden Hazard, i cili mbyll një kapitull të rëndësishëm me ekipin e vendit të tij dhe tashmë do të fokusohet vetëm te karriera me klubin e tij. Njoftimin e largimit nga kombëtarja, Hazard e bën të ditur në rrjetet sociale ku shkruan:

Ka ardhur koha që unë të kthej një faqe të re në karrierën time. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre viteve. Faleminderit të gjithëve për të gjitha gëzimet që kemi ndarë që nga viti 2008. Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime në kombëtare”.

Hazard e ka veshur fanellën e Belgjikës në 126 ndeshje ku ka shënuar 33 gola duke u bërë lojtari i dytë më produktiv i skuadrës belge pas Romelu Lukakut.

Shpërndaje në

U Kopjua