Live

Zyrtare: Jonathan David transferohet te Juventusi

08:16 / 05 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Jonathan David është përforcimi më i ri i Juventusit në repartin ofensiv.

Skuadra italiane ka konfirmuar të premten transferimin e sulmuesit kanadez, i cili vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Lillen.

“Jonathan David është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Mirë se erdhe në Torino, Jonathan! Mezi presim të të shohim në fushë,” ka shkruar klubi torinez në rrjetet sociale.

25-vjeçari ka firmosur kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”, duke i dhënë fund qëndrimit pesëvjeçar te Lille, ku shkëlqeu në Ligue 1.

Gjatë kohës së tij në Francë, David zhvilloi 232 ndeshje, duke realizuar 109 gola dhe dhënë 30 asistime, duke u shndërruar në një prej sulmuesve më produktivë të ligës.

Përveç Lille-s, sulmuesi kanadez ka luajtur edhe për Gentin në Belgjikë dhe ekipin Ottawa Fury në Kanada, ku edhe nisi hapat e parë në futbollin profesionist.

Shpërndaje në

U Kopjua