Fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema ka lajmëuar se është pensionuar nga kombëtarja e Francës.
Pas përplasjes që pati me trajnerin e Francës, Didier Deschamps që nuk e riktheu më në kombëtare Benzeman, përkundër që u rikuperua nga lëndimi pas fazës së grupeve, Benzema ka marr vendimin përfundimtar që të pensionohet nga kombëtarja, shkruan kosovalive.net
Benzema ka 97 ndeshje me “Tre Gjelat” dhe ka shënuar 37 gola.
Franca mbrëmë u mposhtë në finale të Kupës së Botës nga Argjentina pas ekzekutimit të penaltive./kosovalive.net/