Live

Zyrtari i AAK-së: Qashtu Albin, kur s’ki qysh e arsyeton që në Veri paguajnë më lirë rrymën, qite plisin

17:44 / 29 Prill 2025

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka komentuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti, i cili është fotografuar me një plis derisa ka vizituar edhe kullat e Boletinëve në Mitrovicë.

Xhemaili ka thënë se kur s’ke si arsyetohesh se pse në Veri nuk shtrenjtohet rryma e në pjesën tjetër po, atëherë duhet të postosh fotografi me plis “për me i ushqy militantat”.

Zyrtari i AAK-së ka thënë se Kurti s’duhet t’ia hupë nderin plisit, meqë ai ka pa burra të vërtetë “jo mashtrues që luajnë patriotin sa herë i ngushtohet puna”

“Qashtu Albin, kur s’ki qysh i arsyetohesh qytetarëve se pse n’veri e pagujnë rrymën lirë, e pjesën tjetër e rrjep, nxirre naj plis, qite naj foto e hiqu si patriot me i ushqy militantat.

Veç plisit mos ja hup nderin, se ai ka pa burra t’vërtetë, jo mashtrues që lujnë patriotin sa herë i ngushtohet puna”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua