Më 11 nëntor të vitit 1918, Gjermania nënshkruan një marrëveshje për armëpushim me aleatët në një vagon treni në pyllin Compiegne të Francës.
Luftimet ndaluan zyrtarisht në orën 11:00, të ditës së 11 të muajit të 11 dhe kjo ditë është nderuar çdo vit me dy minuta heshtjeje, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur 11 nëntorin Ditën e Veteranëve.
Lufta e Parë Botërore përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor 1919.