Live

Bllokohet rruga për Gërmi, dyshohet për mjet shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj”

11:41 / 20 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, për shkak të informatave për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua