Live

Genc Prelvukaj i PDK-së: Partia në pushtet ka vjedhur rreth 15 milionë euro nga subvencionimi i librave

11:26 / 13 Prill 2024

Nga Kosova Live

Zyrtari i PDK-së, Genc Prelvukaj, ka akuzuar Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit për korrupsion në procesin e subvencionimit të nxënësve me libra shkollor.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se partia në pushtet ka vjedhur rreth 15 milionë euro nga procesi i subvencionimit të librave, pasi thotë se kur ky dikaster është drejtuar nga PDK-ja, për këtë proces janë harxhuar 3.3 milionë euro, kurse në kohen e VV-së ka kushtuar 17 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Ne vitin 2017-2018, kur Ministria e Arsimit drejtohej nga Partia Demokratike e Kosoves, librat shkollore, per 247 000 nxenes, ishin blere per 3.3 milione euro.

Ndersa ne vitin 2022-2023, nen drejtimin e partise Vetevendosje, librat shkollore per 210 000 nxenes, jane blere per 17 milione euro.

Sipas ketij krahasimi, duket se partia ne pushtet ka vjedhur rreth 15 milione euro, pasi qe behet fjale edhe per 37 000 nxenes me pak.

Mjafton ti kesh vetem tri dite shkolle per ta kuptuar se ketu behet fjale per nje shkalle te frikshme te korrupsionit.

Shpërndaje në

U Kopjua