Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në homazhet për shkrimtarin, Ismail Kadare në Teatrin e Tiranës.
Teksa ka postuar disa fotografi nga ceremonia shtetërore e varrimit të Kadaresë, Konjufca tha se dhimbja për ikjen e tij është shumë e madhe, njofton Klankosova.tv.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
Sot mora pjesë në homazhet në Tiranë, në nderim të jetës dhe veprës së Ismail Kadaresë. Ai i dha aq shumë kombit shqiptar, e për këtë të gjithë do të jemi gjithnjë mirënjohës, ndërsa përmes tij populli shqiptar i dha botës një gjeni të letërsisë, e për këtë do të jemi gjithnjë krenarë, ne dhe brezat që do të vijnë.
Dhimbja për ikjen e tij është shumë e madhe, por ai do të jetë mes nesh i paharruar, me krijimtarinë e tij që do të mbetet e pavdekshme në letërsinë botërore!
Me veprën e tij ai zgjeroi gjuhën, mprehu perceptimet dhe stërholloi ndijimet, ndezi imagjinatën e formësoi përfytyrime për të gjithë popullin tonë. Figurat, frazat, vargjet dhe personazhet e tij janë tashmë referenca kolektive të mendimit dhe shqisave tona artistike si komb.
U prehtë në paqe e përjetësi, aty ku do të shndërrisë duke i bërë dritë të gjithë botës!
![May be an image of 13 people and text](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/449937345_1008251294005899_586780824183873961_n.jpg?_nc_cat=105&ccb=1-7&_nc_sid=833d8c&_nc_ohc=tetOMShUVWsQ7kNvgHFuHW_&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AYBW3LokMdY1jGfw9n0s_1lSJXWrvnWgwesG2dy3ZkzBfw&oe=668B10F3)