Live

​Ushtria sugjeron, Morales jep dorëheqje

09:45 / 11 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Bolivisë Evo Morales ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post, në mesin e protestave të shumta që kanë tronditur shtetin e Amerikës Jugore tash e sa javë, transmeton BBC.

Komandanti i Forcave të Armatosura të Bolivisë Williams Calliman tha sonte se ushtria kishte sugjeruar Morales të dorëhiqej për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit në shtet.    

“Pas analizimit të konfliktit të brendshëm në vend, ne i kërkuam presidentit të heqë dorë nga mandati i tij presidencial në mënyrë që të rivendoste paqen dhe të ruajë stabilitetin në të mirë të Bolivisë,” u tha Kaliman gazetarëve.

Protestat dhe trazirat në Bolivi filluan pas zgjedhjeve në fund të tetorit, në të cilat Evo Morales fitoi, dhe tre persona janë vrarë në trazira deri më tani, me më shumë se 300 të plagosur.

Shpërndaje në

U Kopjua