Live

Kujdestari personal i princeshes Diana reagon ndaj serialit “The Crown”

10:32 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sezoni i ri i “The Crown” shkaktoi reagimin e publikut lidhur me 10 episodet e reja të shumëpritura të publikuara në platformën Netflix.

Përveç publikut, edhe ish-kujdestari i Princeshës Diana, Paul Burrell, i cili ishte i zhgënjyer me mënyrën sesi shfaqja e portretizonte figurën e Dianës. Sipas tij, pothuajse të gjitha episodet përmbanin pasaktësi, duke theksuar se princesha nuk kishte asnjë lidhje me personazhin që u prezantua në serial.

Në veçanti, Burrell u shfaq në një emisionin ku deklaroi se duke qenë në shërbim të Mbretëreshës Elizabeth për 11 vjet dhe pranë Dianës për 10 vjet, e kishte të vështirë të gjente diçka të vërtetë në serial. “Kjo ndryshon perceptimin e botës për familjen mbretërore dhe për princeshën në veçanti” , tha ai në për sezonin e ri.

Më në detaje, Burrell iu referua skenës ku Princesha Diana votoi në sondazhin telefonik për rrëzimin e monarkisë. “Kjo nuk ndodhi. Pse një grua që donte të ishte anëtare e familjes mbretërore dhe ishte krenare që djemtë e saj ishin gjithashtu mbretër dhe që Uilliami do të bëhej mbret, donte që ai institucion të shfuqizohej? Nuk ka kuptim kjo nuk ishte ajo që Diana ishte në të vërtetë,” tha Burrel.

Në të njëjtën kohë, ai u ndje i çuditshëm kur seriali nuk përmendte as një pjesë të vogël të punës bamirëse të princeshës, si fushata për minat tokësore, SIDA, njerëzit e pastrehë, duke preferuar ta paraqiste atë si një grua të izoluar, të vetmuar që ankohet vazhdimisht për jeta e saj. Ndërkohë që skena që tërboi Burrelin ishte kur Diana kishte qenë në spital për të mbështetur shoqen e saj dhe gjoja në vend që ta simpatizonte, ajo fliste vazhdimisht se sa i mirë ishte doktor Hasnat Khan.

Shpërndaje në

U Kopjua