Bashkimi Europian akordon 1 miliard euro për të ndihmuar rindërtimin në Turqi”, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian në Konferencën e Donatorëve pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e mbi 50 000 njerëzve në Turqi dhe Sirinë fqinje.
“Miliona janë tani të pastrehë dhe jetojnë në tenda, ndërsa dimri zvarritet”, tha Ursula von der Leyen në fillim të konferencës.
“Ne duhet të mobilizohemi për rindërtim. Shtëpitë, shkollat dhe spitalet duhet të rindërtohen me standardet më të larta të sigurisë sizmike. Ujësjelljës-kanalizimet dhe infrastruktura të tjera kritike duhet të riparohen. Shërbimet publike dhe bizneset kanë nevojë për kapital për të rifilluar, në mënyrë që njerëzit të fitojnë jetesën”, shtoi Presidentja e KE.
Komisioni do të shpenzojë 108 milionë euro të tjera për ndihmën humanitare dhe rimëkëmbjen e hershme në Siri, ku Bashkimi Evropian nuk ka lidhje diplomatike me Presidentin Bashar al-Assad pas luftës që filloi në 2011. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, konferencën në rolin e tij si Presidencë e Këshillit të BE-së dhe tha se vendi i tij akordon 45 milionë euro për të mbështetur përpjekjet humanitare, rehabilituese dhe rindërtuese në dy vendet e goditura.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim vlerësoi “barrën totale financiare të fatkeqësisë së tërmetit” për Turqinë në rreth 103,6 miliardë dollarë dhe tha se arrinte në 9% të PBB-së të parashikuar për vitin 2023. Duke iu drejtuar konferencës së Brukselit nëpërmjet videolidhjes, Presidenti Tajip Erdogan përshëndeti mbështetjen dhe tha se Turqia synon ndërtesa me cilësi të lartë dhe të sigurta gjatë përpjekjeve për rindërtim: “Kjo konferencë është një tjetër tregues i themeleve të forta të marrëdhënieve midis vendeve tona. Kontributet tuaja gjatë konferencës do të na ndihmojnë në përpjekjet tona për të shëruar plagët dhe për të arritur një shërim të plotë nga tërmeti. Sepse lufta e vërtetë, lufta jonë e vërtetë fillon tani. Ne planifikojmë të dorëzojmë 319 mijë shtëpi në vitin e parë dhe 650 mijë shtëpi në total më pas. Nuk është e mundur që një komb i vetëm të përballet i vetëm me një krizë të kësaj shkalle. Nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin që kanë treguar të gjithë miqtë tanë në këto ditë të vështira”.
Tragjedia e tërmetit dhe kjo konferencë donatorësh vjen në kontekstin e akuzave disavjeçare të BE-së ndaj Erdogan për shkelje të të drejtave të njeriut. Lidhjet e bllokut me Turqinë janë të tensionuara për shkak të goditjes nga Ankaraja ndaj disidencës pas një grushti shteti të vitit 2016. Turqia ka bllokuar dhe një ofertë të Suedisë, anëtare e BE-së, për t’u bashkuar me NATO-n, në vazhdën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.