Live

12 fëmijë të braktisur gjatë vitit 2022, shteti bën sehir!

09:41 / 01 Janar 2023

Nga Kosova Live

Braktisja e fëmijëve si akt me të cilin një prind heq dorë, në mënyrë eksplicite ose të heshtur, nga detyrat e tij për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve, duke kërkuar kështu që këto detyra të merren nga një palë e tretë.

Një fëmijë i braktisur konsiderohet jetim si rezultat i dorëzimit vullnetar nga prindërit, e një gjë të tillë nuk e ka lejuar organizata SOS fshatrat e fëmijëve. Ata tash e sa vite e kanë marrë përsipër strehimin dhe edukimin e këtyre fëmijëve që janë pa kujdes prindëror.

Vetëm këtë vit 12 fëmijë janë braktisur në Kosovë nga prindërit e tyre.

Nga Qendra për Punë Sociale kanë njoftuar se gjatë vitit 2021 janë braktisur 15 fëmijë, ndërsa, prej janarit të vitit 2022 janë braktisur 12 fëmije.

Një numër jashtëzakonisht i madh duke marrë parasysh popullsinë e vogël të vendit tonë.

“Bazuar në raportet e Qendrave për Punë Sociale, gjatë vitit 2021 janë braktisur pesëmbëdhjetë (15) fëmijë. Po ashtu bazuar në raportet e Qendrave për Punë Sociale për periudhën Janar 2022 e deri më tani janë braktisur dymbëdhjetë (12) fëmijë”, thuhet në një përgjigjje me shkrim për IndeksOnline.

Drejtoresha nacionale e SOS fshatrat e fëmijëve, Nezahat Saliu, ka folur për IndeksOnline për organizatën që ka nën përkujdes fëmijët e braktisur, që janë pa përkujdesje prindërore dhe sfidat që kanë hasur gjatë këtij viti.

Saliu tregoj për numrin e fëmijëve në Sos, por gjithashtu theksojë se nuk kanë një mbështetje nga institucionet shtetërore.

“Ne si SOS fshatra të fëmijëve kemi nën përkujdesje 34 fëmijë në Sos familje, kemi 13 të rinj, të cilët janë në gjysmë pavarësim dhe kemi rreth 600 fëmije dhe mbi 200 familje që punojmë në fuqizimin e familjes. Sfida ka çdoherë por fal miqve tanë, donatorëve ne arrijmë që sado pak t’i mbështesim këta fëmijë. Në të gjithë e dimë që çdo fëmijë meriton një shtëpi dhe këtë mund të ja ofrojmë vetëm përmes përkrahjes. Momentalisht nuk e kemi një përkrahje të qëndrueshme financiare institucionale, mirëpo ne shpresojmë që të ardhmen edhe kjo do të rregullohet përmes ligjeve dhe ne do të jemi pjesë e një organizatë, si organizatat tjera të përfitojmë një mbështetje pak më të qëndrueshme”, bëri të ditur ajo.

Sipas drejtoreshës në SOS, fëmijët mbi 18-vjeç janë në gjysmë pavarësim, ku edhe ju mundësohet punësimi apo edhe të vazhdojnë studimet.

Edhe pse me ligj është që SOS të kujdeset për fëmijët deri në moshën 18-vjeçare, ajo theksoi se nëse ata nuk janë gati të ballafaqohen më të gjitha sfidat e jetës atëherë nuk lejojnë që të largohen nga organizata.

“Ne e kemi moshën duke filluar prej 2 vjet deri në 18 vjet që janë në Sos familje, mirëpo prej moshës 18-vjeçare e lartë janë fëmijët në gjysmë pavarësim, ku ne i mbështesim ata nëse dëshirojnë të studiojnë ose të marrin ndonjë zanat, varësisht prej çfarë ata janë të interesuar. Ne provojmë t’i mbështesim për arsye se me ligj është deri në moshën 18-vjecare dhe shpesh na ndodh që qendrat për punë sociale më nuk kanë obligim ndaj atyre fëmijëve. Por ne asnjëherë nuk lejojmë që asnjë fëmije të largohet derisa nuk është i aftë të ballafaqohet më të gjitha sfidat. Në qoftë se e largojmë një fëmije në moshën 18-vjeçare dhe ai nuk ka përfunduar shkollimin atëherë ne vetëm do krijonim probleme tjera sociale”, vijojë Saliu.

Drejtoresha Saliu tha se suksesi më i madh i SOS-it është kur një fëmijë arrin të largohet prej aty i shkolluar dhe i punësuar, por edhe kur ata vendosin që të largohen prej organizatës duke krijuar familje.

“Sukseset gjithmonë shihen më vonë, sepse fëmijët vijnë shumë të vegjël, derisa të rriten, të përfundojnë një shkollë, të punësohen dhe sukses për ne është kur shohim që ata kanë filluar të punojnë, të përfundojnë studimet, besa kemi fëmijë që janë martuar dhe kanë krijuar familjet e tyre. Këto janë sukseset më të mëdha që i kemi dhe kjo na bën të ndihemi krenar, pasi nëse vetme një fëmije e largojmë nga rruga dhe ai fëmije arrihet të behët personalitet i qëndrueshëm dhe stabil për jetën atëherë mundëm më thanë që kemi arritur sukseset e mëdha. Normal edhe këtë vit kemi pasur fëmijë që janë martuar e që janë punësuar”, ka thënë Drejtoresha Saliu.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...