Live

​131 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08:29 / 18 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se janë bërë 87 testime prej të cilave 21 persona janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Sipas institutit, janë shëruar 13 persona. Kurse 15 të tjerë janë të hospitalizuar.

Ndërkohë, rastet aktive në vendin tonë janë 131.

Shpërndaje në

U Kopjua