Live

142 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08:06 / 19 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht në Kosovë janë gjithsej 142 raste aktive me COVID-19.

Ky institut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste të reja me këtë virus, nga gjithsej 124 testime.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe është bërë e ditur se janë shëruar edhe nëntë persona.

Shpërndaje në

U Kopjua