Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar raportin për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se 15 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë teksa nga ky virus janë shëruar 24 persona.
Numri i rasteve aktive mbetet 121 persona të infektuar.
