Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu shprehu shqetësimin për rritjen e rasteve të dhunës seksuale ndaj vajzave e grave. Për këtë arsye shtoi ajo, është iniciuar legjislacioni që parasheh dënime të ashpëra.
Postimi i plotë i ministres në Facebook👇
“Ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo është e patolerueshme.
Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit.
Të njëjtat, do t’i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë.
Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual” ka shkruar ajo. /kosova.live/