Live

18 persona mbesin të ngujuar në një minierë në Kinë, pas rrëshqitjes së dheut

09:24 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

18 persona kanë mbetur të bllokuar në një minierë ari në Xinjiang të Kinës, pas rrëshqitjes së dheut.

Gjithsej 40 punëtorë ishin brenda minierës kur ajo u shemb. 22 minatorë u sollën menjëherë në siguri.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar për të tërhequr minatorët e mbetur.

Kina ka një nga industritë më të mëdha të minierave në botë dhe është prodhuesi më i madh i qymyrit në botë.

Megjithatë, minierat kineze konsiderohen jashtëzakonisht të rrezikshme. Minatorët vdesin shpesh për shkak të masave të dobëta të sigurisë dhe mungesës së mbikëqyrjes.

Pavarësisht rritjes së sigurisë së minatorëve dhe mbulimit mediatik të incidenteve të mëdha, shumë prej të cilave dikur ishin anashkaluar, incidente fatale vazhdojnë të ndodhin, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Shtatorin e kaluar, 19 minatorë u gjetën të vdekur pasi u bllokuan pas shembjes së një miniere qymyri në rajonin Qinghai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...