Live

19 ose 26 mars 2023| Presidentja Osmani jep datat e reja për zgjedhjet në veri

15:53 / 10 Dhjetor 2022

Nga admin

Ka nisur të mbahet takimi i presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike, për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në komunat veriore të vendit.

Në takim është propozuar që të shtyhet mbajtja e zgjedhjeve në veri, ndërsa siç mëson Telegrafi është propozuar që ato të mbahen më 19 ose 26 mars.

Lidhur me shtyrjen ose jo të zgjedhjeve ende nuk ka vendim, mirëpo propozimet e mësipërme presidentja Osmani po i diskuton me përfaqësuesit e partive politike që po marrin pjesë në takim.

Në takimin me Osmanin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe përfaqësues të komuniteteve.

Pro shtyrjes së zgjedhjeve në veri u shpreh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila nuk po merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua