I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte aktori kosovar, Fisnik Ademi. Ai rrëfen sfidat gjatë rrugëtimit 19 vjeçar si aktor. Trgon se sa vlen arti edhe se çfarë ndikimi ka në shoqërinë tonë.
Ai tregon se qysh nga mosha 22 vjeçare është para publikut si aktor. Andaj se 19 vite karrierë i llogarit si kogja do vite.
“Si aktor unë prej vitit 2004 kur kam përfunduar studimet, ndoshta mundem më thënë prej atij viti jam në skenë. Kjo varet diku në shfaqje, në ndonjë projekt, serial, por ndoshta deri tash janë 19 vite që jam para publikut. Kam qenë shumë i ri në 2004 si një 22 vjeçar, tash veç jam 40 vjet. Kështu që llogariti kogja do vite që kam eksperiencë, natyrisht në plan projektet e ndryshme si televizive si teatrore, por një kohë të gjatë të karrierës e kam pas para ekranit sepse rrethanat kanë qenë të tilla edhe kemi punuar pak më shumë këto serialet televizive”, tregoi Ademi./Kosovalive.net/
Emisioni i plotë: