Live

12:47 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka reaguar pas akuzave që ka bërë deputeti Haki Abazi në drejtim të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu për zhdukjen e provave në rastin Astrit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Krasniqi ka thënë se si PSD para dy vitesh kanë paralajmëruar se kjo Qeveri nuk do të bëjë asgjë për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.

Madje sipas tij, ky pushtet lërë që s`do të bëjë asgjë në këtë drejtim, por edhe do ta sabotoj gjithë procesin.

Reagimi i plotë:

Ende pa ardhë Albin Kurti n’pushtet, kemi paralajmëru që nuk do ta zbardhë rastin e Astritit.
Kemi kërku drejtësi tash e 2 vite, e asnjë gur s’është lëvizë prej kësaj Qeverie për ta vënë drejtësinë në vend.
Çdo ditë që po kalon, po dëshmohet pa dyshim, që le që këta nuk do të sjellin drejtësi, por edhe do ta sabotojnë atë. Sepse nuk u konvenon.
Astritin e patën për fushata elektorale. E kur ato u kryen, nuk u duhet më. Përveç përkujtimeve hipokrite tek varri i tij.
Por ne s’do t’i lëmë të qetë, pa e sjellë drejtësinë. #drejtesiperAstritin

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...