Sot më 26 janar janë bërë 23 vite nga dalja në skenë e UÇPMB-së, pas vrasjes se vëllezërve Saqipi.
Një grup simbolik i ushtarëve vendosën të rreshtohen nën emblemën e UÇPMB-se, shkruan Kosovalive.net.
Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001 territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).
Pjesëtaret e saj për herë të parë janë paraqit publikisht në fund të janarit të vitit 2000 në fshatin Dobrosin (komuna e Bujanocit) gjatë varrimit të vëllezërve të vrarë Shaqipi.
Konfrontimi i armatosur dhe incidentet janë intensifikuar posaçërisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit më 27 nëntor 2000.
Tërheqja është bërë pas sulmit të UÇPMB-së mbi patrullën policore, me ç’rast vdiqën tre policë e pesë policë janë plagosur. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, janë vrarë, plagosur ose rrëmbyer më tepër se 100 njerëz, shqiptarë, serbë, dhe përfaqësues të ushtrisë dhe policisë.
Në fillim të vitit 2001 Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Qeveria Federative formuan trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje.
Në përpjekje që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veriatlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE). Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë Jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së.
Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerri Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së.
Sami Azemi, njëri ndër komandantët kryesor të UÇPMB, i cili rikujtoi në këtë emblemë u rreshtuan bijtë dhe bijat më të mirë nga të gjithë trojet shqiptare.
Postimi i tij i plotë:
“Sot më 26 janar ,u bënë 23 vite nga dalja në skenë e UÇPMB-së . Pas vrasjes së vëllezerve Saqipi, nje grup simbolik i ushtarëve vendosëm të rreshtohemi nën emblemën e shenjtë të UÇPMB-së. Në këtë emblemë u rreshtuan bijtë dhe bijat më të mirë nga të gjithë trojet shqiptare. Nën të cilën luftuan me krenari për një vit e gjysmë. Kjo datë, 26 janari, do të mbes gjithmonë në mendjet tona, si nje kujtim sa krenar aq edhe i hidhur. Do te përulemi gjithherë para dëshmorëve të kombit, çlirimtareve të vendit dhe invalidëve të luftës që dhanë shumë për këtë “pak” liri që ne sot po e gezojmë. Lavdi gjithë atyre që sakrifikuan dhe sakrifikojnë për të mirën e çështjes tonë kombëtare”.