Një rekord botëror i Guinness u thye në një stadium në stadiumin Ohio kur 2,344 njerëz i hapën kanaçet në të njëjtën kohë.
Studentët, mësuesit dhe anëtarët e komunitetit u mblodhën në mëngjesin e së mërkurës në stadiumin e Sidnei për t’i hapur pijet e tyre në të njëjtën kohë dhe për të thyer kështu rekordin e Guinness në numrin e njerëzve pjesëmarrës që e kryenin këtë proces të gjithë bashkë në të njëjtën kohë.
Ky organizim e mundi rekordin e mëparshëm, ku morën pjesë 1,204 persona, i cili u vendos në Japoni në vitin 2018.
Zyrtarët thanë se ata zgjodhën rekordin e hapjes së kanaçeve për të festuar historinë e Shelby County, si shtëpia e Stolle Machinery, fabrika ku u shpik dhe zhvillua procesi i prodhimit masiv të kanaçeve.