Live

24-vjeçari martohet me kushërirën 81 vjeçare, autoritetet dyshojnë

10:37 / 28 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Rasti i një djali 24-vjeçar, që është martuar me kushërirën e tij 81-vjeçare, po hetohet nga autoritetet në Ukrainë pasi kanë dyshime.

Djali ka thënë se ai ishte njohur me gruan dhe kishin pasur një lidhje të veçantë. Gruaja po ashtu ka thënë se ai ishte një burrë i mirë që e respektonte dhe e nderonte.

Por fqinjët thonë se djali, i cili jetonte në një tjetër qytet, as nuk vjen fare ta takojë. E kanë parë vetëm kur bëri dasmën, një ceremoni të nxituar. Dhe më pas nuk ka ardhur më.

Në Ukrainë, ushtria është ende me detyrim. Çdo i ri duhet ta bëjë patjetër, për shumë muaj. Përjashtim bëjnë vetëm ata bashkëshortë që nuk shkojnë dot në ushtri pasi kanë bashkëshorten e tyre invalide.

24-vjeçari Aleksandër Kondratjuk është martuar pikërisht kur po i bëhej thirrja për ushtri, dhe menjëherë pas martese ka shkuar te autoritetet dhe u ka thënë se s’mund ta kryejë shërbimin pasi bashkëshortja e tij është invalide./tch

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...