Zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka bërë një postim në Tëitter në lidhje me 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.
Ajo këtë ditë e ka quajtur si Ditë Shprese, duke thënë se ishte dita kur u vendos t’i jepej fund gjenocidit të vazhdueshëm të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.
“Sot kujtojmë Ditën e Shpresës (1999), ditën kur bota e lirë u bashkua dhe përmes NATO-s vendosi t’i jepte fund gjenocidit të vazhdueshëm të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit. Në këtë kohë, forcat serbe kishin vrarë mbi 15 mijë civilë shqiptarë, nga të cilët 1 mijë e 500 ishin fëmijë”, shkroi ajo.
Tutje, ajo u shpreh se nuk duhet rënë pre e propagandës së Serbisë.
“Çdo 24 mars, Serbia aktivizon fabrikat e saj të propagandës duke e portretizuar fushatën #NATO si të padrejtë dhe duke u përpjekur të fshehë krimet e veta dhe ta portretizojë veten si viktimë. Ne nuk duhet të biem pre e kësaj propagande. Fushata e NATO-s i dha fund gjenocidit të vazhdueshëm të shqiptarëve të Kosovës”, shkroi tutje ajo.