Live

26 persona që morën parcela toke si dhurata në Dukagjin nënshkruajnë peticion kundër Prokurorisë

16:02 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar ngrirjen e 80 parcelave në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog, të cilat u dhanë në formë dhurate nga biznesmeni Agron Kelmendi për ata që i kishte listuar si “kontribues për vendin”, në mesin e tyre figura të njohura publike.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të lëshojë urdhër kufizues përfundimtar – që ndalon çdo person të emërtuar në urdhër të kryejë transaksione ose tjetërsimin në çfardoqoftë mënyre në pasurinë e detajuar në kërkesë.

Por për këtë çështje, biznesmeni Agron Kelmendi i ka dërguar sot Gazetës Express një peticion me 26 nënshkrime të cilin e ka dorëzuar sot në Prokurori, kundër Prokurorisë Themelore të Pejës.

Në këtë peticion, nënshkruesit e saj vlerësojnë se është njollosur emri dhe figura e UÇK-së, prandaj kërkojnë ndëshkimin e prokurorisë dhe prokurorit të rastit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...