Live

274 punonjës policorë u hetuan nga IPK-ja më 2022, 107 zyrtarë u arrestuan

13:07 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Inspektorati Policor i Kosovës gjatë vitit 2022 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1660 ankesa dhe informata që në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie të lehtë të numrit të ankuesve, pasi vitin e kaluar IPK-ja ka trajtuar 2013 ankesa.

Bazuar në të dhënat nga evidencat zyrtare, gjatë vitit 2022, subjekti i hetimit nga IPK-ja kanë qenë gjithsej 274 punonjës policorë të cilët janë hetuar me dyshimin se kanë kryer vepra penale.

Gjatë vitit 2022, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime:

  •  115 arrestime (107 zyrtarë policorë dhe 8 qytetarë të dyshuar);
  • 157 rekomandime për suspendim;
  •  5 rekomandime për transfere.
  •  Në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 64 Kallëzime Penale, 28 Raporte të Veçanta dhe 9 Raporte Informuese.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...