Live

28 milion euro për aeroplanin e perandorit

19:06 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Aeroplani i qeverisë Japoneze që barti rreth botës plotë 14 kryeministra si dhe perandorin është në shitje, sipas një qendre këmbimi publike të aviacionit.


Ky mjet fluturues është një Boeing i modelit 747-400 i ndërtuar në vitin 1991 i përdorur dhe nga Forcat Ajrore Japoneze e që përfshinë në brendësi dhomë të gjumit, dush, zyrë si dhe hapësirë restauranti.


Për shumën e 28 milion eurove blerësit potencial mund ta përdorin boeingun e modifikuar i cili sipas shitësve është përshkruar si “i ri nga fabrika”.

Shpërndaje në

U Kopjua