3 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të cilët dyshohen për një grabitje me armë që ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës më 3 gusht.
“Policia e Kosovës, njësiti Rajonal i grabitjeve, pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 8 gusht 2019 ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë 3 persona të dyshuar për grabitje të armatosur. Nga këta 2 persona janë ta mitur”, thuhet në raport.
Viktima është kanosur dhe goditur disa herë nga të dyshuarit, ndërkaq I njejti ka marrë tretman mjekësor dhe ka pësuar lendime të lehta, sipas mjekut.
Ndaj të dyshuarëve, me vendim të prokurorit të shtetit,është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe 24 orë për njërin person te mitur. Ndërsa, perosni tjeter I mitur është liruar në procedurë të rregullt për procedura të mëtutjeshme.