Live

3 vendet e BE-së që kanë pagesat më të larta për orë pune

14:56 / 30 Mars 2023

Nga Kosova Live

Eurostat ka publikuar listën me vendet e BE-së që paguajnë më shumë për orë pune dhe ato vende që paguajnë më pak.

Paga më e lartë për orë pune është në Luksemburg me 50,7 € pasuar nga Danimarka me 46 € dhe Belgjika me 43,5 €.

Ndërkohë vendet që paguajnë më pak për orë pune janë Bullgaria me 8,2 € ndjekur nga Rumania me 9,5 €.

Në vitin 2022, kostot mesatare të punës për orë u raportuan 30,5 € në BE dhe 34,3 € në zonën e euros.

Shpërndaje në

U Kopjua