Live

30 ditë paraburgim për 19 vjeçarin që dyshohet se dhunoi një të mitur

21:17 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në këtë shtëpi në Sojevë të Ferizajt, dyshohet se dy ditë më parë u dhunua seksualisht një 12 vjeçare.

Arrestimi i Denis Sylës, që është 19 vjeçar, u bë mesnatën e së hënës nga Policia e Kosovës, pas paraqitjes në stacion policor të nënës së viktimës, e cila e paraqiti të zhdukur të bijën.

Ekipi i RTV Dukagjinit, ka qëndruar në këtë fshat dhe në shtëpinë ku dyshohet se ka ndodhur dhunimi, por aty nuk ka qenë askush.

Fqinjët thanë se ka kohë që familja e të dyshuarit jeton jashtë Kosovës dhe se në këtë shtëpi nuk ishte duke jetuar askush.

Ata treguan se bashkë me zyrtarët policor, e pranishme ishte edhe nëna e 12 vjeçares.

Nga Qendra për punë sociale në Ferizaj, kanë thënë se gjendja emocionale e viktimës është e rëndë dhe se për momentin vajza është duke qëndruar me nënën e saj.

“Qendra për punë sociale ka caktuar edhe menaxherin e lëndës, i cili edhe e ka bërë planin e veprimit. Në Planin e veprimit të menaxherit, të landës është parashikuar që fëmiju duhet, të vizitohet nga psikolog klinik. Personalisht jam marr edhe vetë me rastin ku kam biseduar me vajzën dhe nënën e vajzës, është e vërtetë që vajza është në një gjendje jo të mirë emocionale, por që është referuar tek psikologu klinik këtu në Ferizaj”, ka thënë Adelina Rexhepi-Braha, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së QPS.

Në anën tjetër, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit, me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se ai ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën që është nën 14 vjeç.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri me datë 20 nëntor 2022, në kohë të pacaktuar, në një fshat në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, është thënë në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Para kamerës, për rastin nuk deshi të flasë kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, derisa përmes telefoni ka shtuar se viktima kishte shkuar me vetë dëshirë tek personi i dyshuar, dhe se rasti ka ndodhur të dielën.

RTV Dukagjini ka mësuar, se 19 vjeçari i dyshuar për dhunim, në Polici ka mohuar të kenë pasur marrëdhënie seksuale me të miturën, derisa avokati i tij mbrojtës ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...