Live

30 ditë paraburgim për të dyshuarin që ia dogji garazhin gazetarit Selimi

14:30 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit me inicialet A.L, për djegien e garazhës së gazetarit Alban Selimi.

Lajmin e ka konfirmuar Gjykata nëpërmjet një komunikate për media.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.L e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse i pandehurit A.L gjendet në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes së tij dhe mund të pengon sigurimin e prezencës së tij në procedurën penale. Gjykata ka vlerësuar se duke pasur parasysh karakteristikat e tij personale, pasi që i pandehuri A.L është recidivist i gjykuar dhe i dënuar me aktgjykime të plotëfuqishme për vepra të ndryshme penale, ekziston rreziku se i pandehuri po të gjendet në liri, do të përsëris veprat penale apo do të kryej veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej”, thuhet në komunikatë.

Personi dyshohet se ka kryer dy vepra penale: Kanosje dhe Zjarrëvënia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...