Studim i fundit nga Google tregon se shumë njerëz ende përdorin fjalëkalime të vjetra që tashmë janë hakuar.
Në shkurt të këtij viti, Google njoftoj për linçimin e “Password Checkup Extension” (zgjatjen e Kontrollit të Fjalëkalimit) për Chrome. Që ndihmon shfrytëzuesit e Chrome, duke i paralajmëruar nëse fjalëkalimi i tyre është i rrezikuar apo hakuar. Kjo behet e mundur nga Google, bazuar ne raportet për “data breach”, respektivisht te dhënat e hakuara dhe raportuara.
“Password Checkup Extension” shfaq një paralajmërim sa herë që hyni në një faqe dhe keni dhënë fjalëkalimin cili nuk është i sigurte. “Password Checkup Extension” përdor për kontroll/verifikim mbi 4 miliard fjalëkalimet që Google qe tanimë janë te raportuar si te kompromentuara apo hakuara.
“Password Checkup Extension”, i cili u lançua në fillim të këtij viti, raporton se 300,000 përdorues të Google kurrë nuk i ndryshuan fjalëkalimet e tyre, edhe pas raportimeve për komprometimin dhe hakimin e llogarive.