Live

300 mijë njerëz evakuohen me aeroplan nga zonat që u prekën nga tërmetet në Turqi

15:09 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Rreth 300 mijë njerëz nga rajoni jugor i goditur nga tërmeti i Turqisë deri më tani janë evakuuar me aeroplan, njoftoi një zyrtar të martën.

“Ne evakuuam gjithsej 296 mijë e 819 qytetarë me 1,646 fluturime”, tha Yahya Ustun, nënkryetar i lartë i Turkish Airlines.

Linja ajrore operoi 1667 fluturime për të sjellë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës në zonën e tërmetit, shkruan Anadolu.

OSMANIYE, TURKIYE – FEBRUARY 06: An aerial view of debris as rescue workers conduct search and rescue operations on a collapsed building after the 7.4 magnitude earthquake hits Osmaniye, Turkiye on February 06, 2023. (Photo by Muzaffer Cagliyaner/Anadolu Agency via Getty Images)

Më shumë se 41 mijë njerëz mbetën të vdekur nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqinë jugore, sipas shifrave të fundit zyrtare. Mijëra të tjerë u plagosën.

Mbi 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 që kanë qenë me qendër në Kahramanmaras dhe kanë goditur 10 provinca të tjera – Hatay, Gaziantep, Malatya, Adiyaman, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.

Të martën, linja ajrore po planifikon të evakuojë 14 mijë e 454 njerëz përmes 81 fluturimeve nga rajoni.

“Rezervimet falas për fluturimet tona të evakuimit do të vazhdojnë deri më 1 mars”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua