Live

33-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu 

08:29 / 02 Nëntor 2022

Nga admin

Sot bëhen 33 vjet nga rënia e dy dëshmorëve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga Komuna e Podujevës.

Me këtë rast, në nderim të veprës së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu do të bëhen homazhe te varret e tyre në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania Prishtinë, në orën 12:00, ndërsa në ora 13:00 do të bëhen homazhe te vendi i rënies – Bregu i Diellit, Prishtinë.

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Ai aktivitetin e tij në çlirim të atdheut e vazhdoi gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia.

Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në fshatin Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.

Më 2 nëntor 1989 Zhitia dhe Fazliu, u rrethuan në lagjen Bregu i Diellit nga UDBA serbe dhe pas një lufte të pabarabartë me armikun, prej orës 12:45 deri në ora 19:00, ranë heroikisht të dy atdhetarët.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...