Live

37-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik dyshohet se u vetëvra

11:19 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një 37-vjeçar me inicialet Z.S, është gjetur pa shenja jete brenda një veture të martën mbrëma në Kaçanik.

Policia në raportin e 24 orëve të fundit ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si vetëvrasje.

“VETËVRASJE – Kaçanik 20.12.2022 – 16:25. Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ekipi i emergjencës. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua