Live

39 ankesa për Ligjin e Pagave | Avokatit të Popullit i kërkohet ta dërgoj në Kushtetuese

11:30 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publikë vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes.

Vetëm dy ditë më parë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë edhe njëherë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për miratimin e këtyre dy ligjeve, duke thënë se nuk janë marrë për bazë komentet e tyre për t’u inkorporuar në këto dy të fundit.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynyog, ka thënë se BE nuk pajtohet që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë dhe nuk janë konsultuar me palët e interesit.

Front Online, rreth komenteve që janë dërguar nga kjo zyrë dhe kërkesave të tyre ka pyetur edhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Të njëjtit kanë thënë që t’i referohemi komunikatës së datës 23 dhjetor ku edhe kanë cekur pakënaqësitë e tyre.“Komentet kishin për qëllim të udhëzojnë në mënyrën më të mirë dhe të mbështesin qeverinë për të siguruar një shërbim civil të depolitizuar dhe profesional, me një sistem transparent të shpërblimit të bazuar në merita, në përputhje me parimet e reformës së administratës publike dhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, thuhej në reagimin e BE-së.

Sipas BE-së, projektligji i ri për zyrtarët publikë është problematik, “pasi shton liri të tepruar veprimi në procedurat e rekrutimit, transferimit, si dhe në procedurat disiplinore të nëpunësve civilë, duke e bërë shërbimin civil potencialisht të cenueshëm ndaj politizimit”.

39 ankesa në Institucionin e Avokatit të Popullit për Ligjin e Pagave39 ankesa janë deponuar deri më tani për Ligjin për Paga në Sektorin Publik, në adresë të Institucionit të Avokatit të Popullit.Nga ky institucion për Front Online kanë treguar se vetëm pas shqyrtimit të ligjit dhe ankesave, Avokati i Popullit do të del më një qëndrim për këtë çështje.

“Deri më tani, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 39 ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik. Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Institucionit të Avokatit të Popullit, për Front Online.Nga IAP kanë treguar se nga cilët sektor kanë pranuar ankesa.

“Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës Ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, etj”, thuhet më tutje në përgjigjen e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Ligji i Pagave mund të dërgohet në Kushtetuese vetëm me inicim të 30 deputetëvePër dërgimin e Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese ekzistojnë disa baza.Afati për dorëzimin e tij në Kushtetuese me inicim të 10 deputetëve tanimë ka përfunduar.

Kështu, ka bërë të ditur për Front Online, Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).“Për tu dërguar një ligj në Gjykatën Kushtetuese janë disa baza të juridiksionit sipas nenit 113 të Kushtetutës.

Njëra prej tyre është dërgimi i një Ligji për vlerësim nga 10 deputetë, para se ligji të dërgohet për dekretim në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo duhet të ndodhë brenda 8 ditëve nga dita e miratimit të Ligjit në Kuvend. Kështu, në rastin e Ligjit të Pagave, ky afat tanimë ka kaluar”, ka thënë Shala, për Front Online.

Kurse, thotë se ka ende afat nëse kjo gjë bëhet me inicim të 30 deputetëve, apo institucione të tjera.“Njëra prej bazave të tjera për dërgimin e ligjit për vlerësim në gjykatës kushtetuese është neni 113.2.i Kushtetutës.

Sipas këtij neni, inicimin e rastit mund ta bëjnë Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit. Sa i përket Kuvendit, kjo mund të bëhet nga të paktën 30 deputetë, brenda periudhës kohore prej 6 muajve që nga hyrja e ligjit në fuqi. Kështu, tanimë nuk ka afat për inicim të rastit nga 10 deputetë, por ka ende afat për inicim të rastit nga 30 e më shumë deputetë”, është shprehur ai.

Hykmete Bajrami: Presim që Avokati i Popullit ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin e PagavePër Ligjin e Pagave për Front Online ka folur edhe deputetja e LDK-së, dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Ajo ka thënë se afati ligjor për ta dërguar këtë ligj në Kushtetuese u kishte përfunduar, por se presin që të njëjtin ta dërgojë në këtë institucion Avokati i Popullit.“Ligjin për Zyrtar Publik e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa Ligjin e Pagave nuk kemi mundësi ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese sepse padrejtësitë e këtij Ligji janë shpërfaqë vetëm pas caktimit të vlerës monetare të koeficientit dhe atëherë kishte kaluar afati ligjor për ta dërguar Ligjin në Kushtetuese.

Tani presim që Avokati i Popullit ta kryej punën sipas mandatit të tij dhe tani kur ka pranuar mbi 30 ankesa të dërgoj Ligjin e Pagave në Kushtetuese”, ka deklaruar Bajrami për Front Online.Kurse, sa i përket Ligjit për Zyrtarët Publik Bajrami, deklaron se janë të sigurtë që i njëjti do të shpallet antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

“I kam dëgjuar/lexuar kritikat e BE-së edhe më herët, edhe në kemi pas shumë kritika për të dyja këto ligje, kemi bë shumë amandamente për të dy ligjet por asnjë nga propozimet tona nuk është marrë parasysh, rrjedhimisht Ligji për Zyrtarët Publik ka përfunduar në Gjykatë Kushtetuese dhe ne jemi të sigurt se GJK, do ta aprovoj atë që ne e kemi thënë se Ligji është antikushtetues”, është shprehur deputetja Bajrami.E, sa i përket kritikave të përsëritura nga Zyra e Bashkimit Evropian, rreth këtyre dy ligjeve Bajrami ka pohuar se është e pajustifikueshme se si Qeveria i ka injoruar komentet e tyre.

“Zyra e BE-së ka 23 vite që kontribuon në ndërtimin dhe reformimin e administratës publike, është e pajustifikueshme injorimi i komenteve nga ana e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend. Ligji për Zyrtarët Publik, cenon të drejtat e punonjësve të administratës të fituara tanimë me kontrata dhe me Ligjin e Punës, gjithashtu e politizon skajshmërisht administratën duke rritë përtej arsyeshmërisë diskrecionin e stafit politik në rekrutimin e stafit në administratë publike, gjë që do të ishte me pasoja të parikuperueshme”, ka thënë ndër të tjera Bajrami.

Shala: Jemi duke e analizuar Ligjin e Pagave, ka ende hapësirë për t’u dërguar në KushtetueseDeputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se kane ende hapësirë juridike për ta dërguar në Kushtetuese Ligjin e Pagave.

Por, se janë duke e analizuar dhe ende nuk kanë ndonjë qëndrim final si parti.“Jemi duke e analizuar edhe Ligjin e Pagave, por nuk mund të them sot se a do të procedojmë apo jo, megjithatë është çështje e partisë dhe shumicës në PDK që vendosin, por aktualisht jemi duke përcjell rrjedhat dhe situatën, ka hapësirë juridike ende, nuk mund të them sot se si mund të jetë qëndrimi final. Jemi në debat të brendshme për të parë implementimin dhe për të parë reagimet e kategorive që janë të prekur”, ka deklaruar Shala për Front Online.Kurse, sa i përket kritikave të Zyrës së BE-së, Shala ka pohuar se qeveria jo vetëm të këtyre të fundit, por s’ka marrë për bazë komentet e askujt.

“Zyra e Bashkimit Evropian ka reaguar në relacion me Ligjin e Pagave, por nuk është vetëm Zyra e Bashkimit Evropian, Qeveria nuk ka marrë për bazë as kërkesat e opozitës, as kërkesat e shërbyesve civil , as kërkesat sindikale dhe ka hartu një ligj i cili ka ra ndesh me parimet elementare të barazisë, ka ra ndesh me parimet elementare qytetarë dhe unë konsideroj se është një gabim i madh që të sillen para situatës të tillë, kur Zyra e Bashkimit Evropian dhe institucionet tjera kredibile të reagojnë për shkak të një ligji i cili do të duhej t’i nënshtrohej transparencës, do të duhej t’i nënshtrohej kalkulimeve reale, ekonomike që sot vendi ka”, është shprehur ai.Bytyqi: Ligji i Pagave do të shkojë në KushtetueseDeputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë për Front Online se duke marrë për bazë ankesat e shumta që janë dërguar në institucionin e Avokatit të Popullit, Ligji i Pagave do të përfundojë në Kushtetuese.

“Ne sa i përket këtyre dy ligjeve, atij për zyrtarët publik, e sidomos atij të Ligjit për Pagat, kemi qenë shumë të zëshëm në çdo moment, kemi kërkuar që koeficienti të jetë 129 euro për shkak të krizës financiare që na ka kapluar dhe jetës e qytetarëve është rënduar tej mase.

Sigurisht se as kjo nuk është përfillu nga Qeveria dhe në fund e kanë vendosur një koeficient skandaloz atë në vlerë prej 105.

Kemi informata që shumë ankesa nga shumë sindikata e mekanizma të tjerë shtetërorë janë shprehur të pakënaqur me këtë ligj, kanë shkuar te avokati i Popullit dhe sigurisht që ky Ligj do të shkojë në Kushtetuese”, ka thënë ajo për Front Online.

Kurse, sa i përket kritikave të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë që Qeveria nuk ka marrë parasysh komentet e tyre për këto dy ligje, Bytyqi ka thënë se tashmë nuk është çudi që kjo Qeveri vepron gjithmonë me kryeneçësi.“Po e kam parë reagimin e BE-së për dy ligjet, atë për zyrtarët publikë dhe atë për Ligjin për Pagat.

Ka qenë i pritshëm reagimi i tyre për këto ligje të cilat kanë shumë mangësi dhe lënë shumë për të dëshiruar. Por nuk është me çudi që Qeveria vepron si gjithmonë më kryeneçësi dhe pa I interesuar asnjë mendim I askujt, siç kanë vepruar tash edhe me komentet e BE-së që nuk janë marrë fare parasysh”, është shprehur Bytyqi.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar më 4 janar të këtij viti shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Kurse, më 1 shkurt Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka bërë publik vlerën e koeficientit për vitin 2023 e që do të jetë 105 euro.Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, me 22 dhjetor 2022.Projektligji i cili kishte nxitur reagime të shumta ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, pro të cilit kanë votuar 63 deputetë.Në votimin e dytë të Projektligjit për paga, deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e parlamentit.

Në vitin 2020 Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm ligjin e atëhershëm për pagat në sektorin publik.Sipas vendimit të asaj kohe, ky ligj nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.Më 6 dhjetor 2019, Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese e kishte dërguar Avokati i Popullit për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

igji për paga ishte miratuar në muajin shkurt të atij viti.Ligji ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës, e cila drejtohej nga Ramush Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...