Live

56.4 për qind në Ulqin votuan për Gjukanoviqin

18:17 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Milo Gjukanoviq, ka fituar 56,4 për qind të votive në Ulqin, gjegjësisht 4163 vota.

Kështu po raporton Vijesti me të dhëna jozyrtare të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Ulqinit, përcjell Demokracia.com

Në vend të dytë është kandidati demokrat për president të Malit të Zi ,Aleksa Beçiq, me 20.8 për qind, ose 1536 vota.

Gjukanoviq dje fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, duke fituar 35 për qind të votave.

Shpërndaje në

U Kopjua