Mos u gënjeni nga dielli, koha për çizme ka ardhur dhe s’ka moment më të përshtatshëm se ky për të bërë kombinime super me to. VIP-at e kanë nisur sezonin e çizmeve dhe janë përqëndruar vetëm tek disa modele specifike. Nëse ka diçka për të cilat ja vlen të investosh janë pikërisht çizmet. Kanë fuqinë të ndërrojnë komplet pamjen!
1. Bella Hadid vesh çizme cowboy gjatë ditëve të javës, pse ju jo?!
2. Ugg, por këtë vit me platformë. A ka diçka më të rehatshme se këto?
3. Zoë Kravitz është shpirt i lirë dhe gjysmë çizmet e saj gjithashtu!
4. Hailey Bieber është fanse e çizmeve retro me majë. Elegante, chic dhe fare të zakonshme.
5.Çizmet-çorape për versionin shumë seksi të Dua Lipës.
6. Çizmet e zeza klasike mbi gju. Duhen patjetër dhe Kendall e di mirë.