Live

7.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022

08:34 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale statistikat lidhur me numrin e turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë.

Ajo u shpreh se “vitit 2022, nuk ishte vetëm viti me numrin më të lartë të turistëve gjatë sezonit veror, por me një fluks edhe në muajt e dimrit, shenjë e mirë drejt turizmit gjithëvjetor”.

Kumbaro theksoi se, 7,5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022.

Sipas saj, kaq ishin vizitorët e huaj që i besuan Shqipërisë pushimet e tyre, ose 1,9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019 që deri tani mbante rekordin.

Ministrja vuri në dukje se krahas fluksit në rritje të vizitorëve, interesante ishin të dhëna edhe për sa i takon gjeografisë apo shteteve nga erdhën turistët.

“85% më shumë vizitorë nga Anglia; 3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84% më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; e sigurisht mysafirët nga Kosova që janë shtylla jonë më e fortë e kemi detyrimin më të madh për t’u ofruar cilësinë maksimale në shërbim”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja theksoi se, të njëjtën tendencë treguan edhe hyrjet nga Ballkani, që nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por edhe mbi 50% rritje kanë pasur flukset nga Rumania, Kroacia apo Bullgaria.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...