Live

7 raste të dhunës brenda 24-orëve dhe 6 persona të arrestuar

10:05 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar së në 24-orëshin e fundit janë raportuar për shtatë raste të dhunës në familje.

Ku dy prej tyre ishin në Prizren dhe nga një rast në Fushë Kosovë, Graqanicë, Lipjan, Gllogoc dhe Istog.

Ndërsa, prej shtatë rasteve të raportuara janë arrestuar gjashtë persona, të gjinisë mashkullore.

“Fushë Kosovë 02.02.2023 – 02:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Graqanicë 02.02.2023 – 09:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe intervistuar i dyshuari  i lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

“Lipjan 02.02.2023 – 17:56.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftojn PK-ja.

“Gllogoc 02.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Prizren 02.02.2023 – 00:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njoftojnë PK-ja.

“Prizren 01.02.2023 –  14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga vjehrrit e saj. Në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit kosovarë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

“Fsh. Istog i Poshtëm, Istog (DN: 593-357) 02.02.2023 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua