Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me Covid-19, nga 83 testime sa janë bërë gjithsej.
Në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 13 person. Raste aktive me Covid -19 janë 101.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,710, kanë vdekur
3,204 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,405, njofton Ministria e Shëndetësisë.