Nuk janë “Guçi” as “Prada”, por uniforma për policët operacional, që do t’i kushtojnë buxhetit hiq më pak se 800 euro për një set.
Bëhet fjalë për tenderin për furnizimin me uniforma operacionale për 750 policë të Kosovës e që si proces ende është në proces të rivlerësimit.
Disa muaj më herët policia e Kosovës kishte hap tender për furnizim me uniforma opercionle , por ky proces ishte stërzgjatur pasi ankesa e operatorit ekonomik i vlerësuar me çmim shumë të lartë ka zvarritur procesin. Për këtë aktivitet Policia e Kosovës kishte kërkuar të anulohet. Mirëpo Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte kërkuar që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në rivlerësim.
Prokurimi i Policisë së Kosovës kishte kërkuar që tenderi për furnizim me “Uniforma Operacionale” të anulohet, për shkak të çmimit të lartë që kompania e kishte ofruar. Mirëpo kryetari i panelit shqyrtues të OSHP-së, Vedat Poterqi me vendim e ka obliguar Policinë që tenderi të rivlerësohet.
Në këtë tender ofertuesi “Sodex Group SH.P.k” kishte ofertën me çmimin total rreth 600 mijë euro. Vlerësimi i ekspertit të kontraktuar nga OSHP-ja ka qenë se çmimet e ofruara nga kompania në fjalë janë tejet të larta. Çmimi për një këmishë, llogaritet të jetë rreth 300 euro, apo rreth 60 për qind më i lartë se çmimi real në treg.
Mendimi i ekspertit të OSHP-së
“Sipas kësaj OE eliminohet për shkak se ka ofertuar me çmim abnormalishte të lartë (dhe mbi këtë bazë rezulton se për artikullin ttumer I ( ttjè) – Këmishë keni dhen ofertë shumë më të lartë se çmimi real i tregut përkatësisht mbi 60% më i shtrenjtë se vlera reale e tregut që oferta juaj është refuzuar për çmim abnormalisht te lartë”.
Ndërsa policia e Kosovës në një përgjigje të Indeksonline, kanë thënë se janë duke vepruar në bazë të rekomandimeve të OSHP-së.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës ka zhvilluar procedurën e prokurimit për aktivitetin e prokurimit me titull “FURNIZIM ME UNIFORMA OPERACIONALE” ku kanë ofertuar 4 Operatore Ekonomik. Pas pranimit të ofertave ashtu siç parashihet edhe me Ligjin e Prokurimit janë zhvilluar te gjitha procedurat e vlerësimit dhe procedurat tjera të vendimmarrjes lidhur me këtë projekt. Pastaj janë paraqitur disa ankesa dhe ky projekt ka përfunduar në OSHP-së dhe Policia e Kosovës ka vepruar në bazë të rekomandimeve dhe vendimeve të OSHP-së me Rivlerësime. Të gjitha detajet apo vendime tjera rreth këtij projekti mund te gjenden e ëebfaqen e OSHP-se dhe ne platformën E-Prokurimi”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Sipas specifikave të tenderit kompania duhet ta furnizoj policinë e Kosovës me 750 sete të veshjeve ku përfshihen pantallona 750 copë, këmisha 750 copë, jakne 750 copë dhe kapela. /Indeksonline/