Sot mbushen 86 vjet, kur në qytetin e Selanikut u vra në pabesi dhe mizori ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan Prishtina.
U lind në Vushtrri, më 27 prill 1873, i njohur si Hasan Berisha, Polaci. Pinjoll i bejlerëve të Vuçiternit, dera e tyre ka qenë një familje e nderuar spahinjsh vendas
Mësimet e para i kreu në vendlindje. Vazhdoi shkollimin në gjimnazin frëng të Selanikut, më pas diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll. Pas përfundimit të shkollës punoi në Shkup, ku ishte pjesë e klubit “Bashkimi” në qytet dhe loboi pro shkronjave latine për alfabetin shqip.
Prishtina ka qenë kryeminstri i 8-të i shtetit shqiptar, ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, ministër i Telegrafëve në qeverinë e Turhan Pashës, deputet në parlamentin shqiptar, 3 herë deputet në parlamentin osman.
Hasan Prishtina u vra nga një atentat i porositur nga Ahmet Zogu e i kryer nga Ibrahim Celo.
Ahmet Zogu ishte njëri nga armiqët më të mëdhenjë të Hasan Prishtinës. Ata kishin rivalitet politik që kaloi në planin personal.
Hasani është i pari dhe i vetmi që ka shkarkuar Ahmet Zogun nga një detyrë ose post. Ahmet beu nuk mund ta kalonte lehtë këtë. Pas 5 ditësh largimi nga detyra e kryeministrit Ahmet Zogu si ministër i Brendshëm nxori urdhrin e parë sipas të cilit të gjitha vendimet e Hasan Prishtinës si kryeministër nuk njiheshin. Pas largimit të Hasanit si kryeministër Zogu urdhëroi rrethimin e shtëpisë së tij në Tiranë për ta arrestuar.
Zogu organizoi gjithsej katër atentate ndaj Prishtinës. Në 1977 eshtart e Hasan bej Prishtinës u sollën në Shqipëri dhe u varrosën në Kukës.