Një grua me aftësi të kufizuara e cila u përdhunua në shtratin e saj në shtëpinë e kujdesit belg.
89 vjeçares i është dhënë e drejta për t’i dhënë fund jetës së saj pas sulmit traumatizues.
E moshuara, e cila nuk është identifikuar, u sulmua në një institucion kujdesi në Lint, pranë qytetit të Antëerp, në Korrik nga një burrë i quajtur si Kris Moedts, 36 vjeç. Moedts u dënua me tetë vjet për sulmin, për të cilin avokatët thanë se “sfidon çdo imagjinatë”, këtë javë. Më pas kërkesa e gruas për eutanazi u miratua. Avokati i të moshuarës u shpreh se ajo e kishte vonuar kërkesën në mënyrë që të mund të shihte Moedts të dënuar fillimisht, sipas Daily Mail.
Avokati Walter Damen tha se e moshuara kishte paraqitur dy kërkesa për eutanazi përpara sulmit, sepse shëndeti i saj ka nuk ishte i mirë, por të dyja kërkesat u refuzuan.
Eutanazia është planifikuar për në 12 dhjetor. Gjithçka që ajo dëshiron tani është të thotë lamtumirë me dinjitet.